VIDEO/ ‘Integrimi arrihet me reforma’, Prodi në Tiranë: Tregoni vullnet për drejtësinë...

VIDEO/ ‘Integrimi arrihet me reforma’, Prodi në Tiranë: Tregoni vullnet për drejtësinë dhe luftën kundër krimit

64
0
Shares

Universiteti i Tiranës ka nisur paraditen e sotme konferencën me temë “Roli i partnerëve në tranzicionin e Shqipërisë”, ku merr pjesë edhe ish-kryeministri I Italisë, Romano Prodi. Si një mik i vjetër i vendit tonë, Prodi në ligjëratën e tij theksoi se Shqipërisë duhet t’i jepet ndihmë për procesin e integrimit.

“Ne dëshirojmë të shtojmë përpkjejet nuk jemi të kënaqur vetëm me kaq. Ka kritika. Nuk bëhet fjalë vetëm për rritjen ekonomike, por edhe çështja e sigurisë. Të jemi të gjithë të sigurtë në  BE dhe në NATO. Do të vazhdojmë me procesin”, tha Prodi.

Më tej ish-kreu i ekzekutivit italian u ndal tek çështja e integrimit dhe theksoi se pa reforma dhe luftën kundër drogës e krimit, Shqipëria nuk do t’i bashkohet kurrë BE-së.

“Sa i përket Ballkanit, vitin e ardhshëm do të ecim më përpara me politikat, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e qeverive që kanë ndodhur në vende të ndryshme. Kemi pasur një problem edhe me zgjedhjet në Gjermani. Nuk është bërë ende qeveria, koalicioni, kemi një shtyrje, një  Theksi është tek zbatimi i reformave në Shqipëri, e para zbatimi i reformës në drejtësi. Ky është prioritet absolut. E dyta është lufta kundër korrupsionit dhe krimit si dhe për vende të tjera europiane. Shqipëria duhet të tregojë vullnet të madh për reformën në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar. Sigurisht që është bërë punë në Shqipëri, gjatë këtyre 10-20 viteve, por sigurisht kërkohen përpjekje të mëtejshme. Duam të bëhen përpjekje siç është orientuar nga BE”, nënvizoi Prodi.

Po ndodh….Z. Romano Prodi në Universitetin e Tiranës.

Publié par Universiteti i Tiranes. Faqja Zyrtare sur mercredi 6 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY