FOTO/ Takim Meta-Prodi, presidenti: Përqafoj idenë e tij për një simbol të...

FOTO/ Takim Meta-Prodi, presidenti: Përqafoj idenë e tij për një simbol të turizmit shqiptar

56
0
Shares

Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi ndodhet në Tiranë për një konferencë kushtuar integrimit europian të vendit dhe në gjatë paradites ai ka pasur një takim me Presidentin Ilir Meta.Takimin e ka zbuluar Meta me anë të një fotoje që shpërndan në Facebook, ku shkruan se ka vlerësuar idenë e paraqitur prej Prodit për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

“Një mëngjes pune me mikun e shqiptarëve, profesor Romano Prodin, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona e të ardhmen europiane të Shqipërisë. I drejtë propozimi i mikut tonë për të ndërtuar një simbol të turizmit shqiptar, që do promovonte edhe më fuqishëm rritjen cilësore të turizmit e përfitimeve.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY