VIDEO/ Shifra qesharake e punësimeve të qeverisë Rama, INSTAT llogarit vetëm 30...

VIDEO/ Shifra qesharake e punësimeve të qeverisë Rama, INSTAT llogarit vetëm 30 mijë vende të reja në 2013-2017

58
0
Shares

Qeveria dhe vetë kryeministri Edi Rama janë përpjekur t’i mbushin mendjen shqiptarëve se gjatë mandatit të parë qeverisës kanë arritur shifra rekord për hapjen e vendeve të reja të punës, por ky pretendim u rrëzua nga PD. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku në një deklaratë për shtyp theksoi se Rama ka arritur të hapë vetëm 1/10 e vendeve të punës që premtoi në fushatën e 2013-ës.

“Propagandë në kohë përmbytjesh. Nuk është e vërtetë që në mandatin e parë, qeveria e Edi Ramës hapi 260 mijë vende pune. Duke iu referuar të dhënave të INSTAT-it, që kontrollohet nga qeveria, numri i të punësuarve nga qeveria në 4 vjet është vetëm 30 mijë. Thënë ndryshe sa 1/10 e premtimit të tij elektoral, tregues i një ekonomie që nuk lëviz dhe e ka përqëndruar paranë në disa duar. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës ka vetëm dy tregues në rritje të fortë: taksat për 90 të shqiptarëve dhe ekonomia informale ku qarkullon paraja e zezë, e krimit, drogës dhe korrupsionit”, tha Tabaku.

Deklaratë Jorida Tabaku.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mardi 5 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY