Akuza e fortë e LSI: Shëndetësia falas, mashtrim kriminal i Ramës, të...

Akuza e fortë e LSI: Shëndetësia falas, mashtrim kriminal i Ramës, të largohet

109
0
Shares

Sektori i Shëndetësisë është epiqendra mbi të cilën ka ngritur disa akuza të forta kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Ai shprehet në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama ka mashtruar për shëndetësinë falas, ndaj duhet të japër dorëheqjen. Për LSI ky sektor po përjeton sot ditët më të këqija, ndërsa qeveria po bën një akt kriminal duke mos i dhënë shqiptarëve mundësinë për të përfituar kujdesin shëndetësor që meritojnë.

Postimi i Vasilit:
Shëndetësia falas, mashtrimi kriminal i kryeministrit mashtrues.
Mashtrimi me i pacipe qe shqiptareve ju eshte bere ndonjehere eshte shendetesia falas, qe premtoi me zhurme te madhe ky kryeminister.
Me padijen e tmerrshme, tashme te njohur te tij, kryeministri nuk la budallallek pa thene per shendetesine, pasi dihet qe kupton “shume” nga mjeksia.
Buxheti per 2018 kaloi dhe shendetesia dhe nuk eshte jo falas por eshte ne ditet e saj me te keqia.
Kryeministri genjeu rende qindra mijra shqiptare.
Duhet te iki ai sa me pare.
Shendeti i njerezve nuk kurohet me mashtrime, por me modesti dhe kokeulje dhe kur nuk kurohet shendeti ky eshte KRIM.
Në premtimin e PS-së që u fiksua edhe në programin e qeverisë 2013-2017 deklarohet reformë radikale. “Ne do të ofrojmë një mbulim universal për kujdesin shëndetësor për gjithë shqiptarët rezidentë ku asnjë individ të mos mbetet pa kujdes shëndetësor, sepse nuk disponon mjetet e nevojshme financiare. Kujdesi shëndetësor do të financohet nga taksimi i përgjithshëm”, shkruhet në këtë program.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY