Histori mbresëlënëse, shqiptarit Pjetër i kthehet kuleta që kishte humbur 10 vite...

Histori mbresëlënëse, shqiptarit Pjetër i kthehet kuleta që kishte humbur 10 vite më parë në Zvicër

119
0
Shares

Pjetri, një burrë 46 vjeçar që jeton në Brugg e kishte humbur portofolin e tij në një kantier pune, në vitin 2007. Ai kishte harruar rastin e kuletës së zhdukur në kohën kur po punonte si montator në një kantier ndërtimi në Härkingen të Solothurnit, shkruan 20minuten.ch. Atëbotë, më shumë se e gjithë ajo çfarë kishte në kuletë, i ishte dhimbsur bankënota 20 frangëshe, transmeton albinfo.ch. “Ishte me ngjyrë të kaltër, nga gjenerata paraprake”, thekson Marku, i cili e kishte ruajtur atë kartëmonedhë si një kujtim që nga viti 1989.

“Në atë kohë unë kisha ardhur nga Kosova në Zvicër dhe me vete kisha vetëm këto 20 franga”, sqaron ai. Pjetri pastaj nuk e ka shpenzuar më këtë bankënotë dhe me kalimin e kohës ajo ka fituar një vlerë të madhe emocionale.

Së bashku me kolegët e punës kishin kontrolluar gjithë “baushtellin”, pa sukses. “Shpresa se do ta kisha sërish portofolin tim në duar më humbi shpejt”, thotë Marku. Por, çudia ndodhi pak ditë më parë kur atë e telefonuan nga qendra e paketimit, transmeton albinfo.ch. Një punëtor i atjeshëm i tha se kuleta e tij ishte gjetur nën një makinë.

Marku fillimisht mendoi se bëhej fjalë për ndonjë keqkuptim. “Iu përgjigja se unë kuletën time e kisha në xhep”. Por shpejt kuptohet se bëhej fjalë për kuletën e humbur para 10 vitesh. Ai shkoi në Härkingen dhe e mori atë. Dhe ç`të shihte! Nga 500 frangat që i kishte pasur atëbotë, nuk mungonte asnjë cent, përcjell albinfo.ch. Po ashtu aty ishin edhe dokumentet e identitetit, kartelat e bankës etj.

“Më së shumti më gëzoi, natyrisht, fakti se bankënota prej 20 eurosh ishte ende brenda”, thotë Marku. Ai, nga e gjithë kjo ka nxjerrë tashmë një përfundim: “se zviceranët janë njerëz me të vërtetë të ndershëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY