FOTO & VIDEO GALERI/ Kurbin, fëmijët rrezikojnë për të shkuar në shkollë,...

FOTO & VIDEO GALERI/ Kurbin, fëmijët rrezikojnë për të shkuar në shkollë, zona turistike e harruar nga shteti

252
0
Shares

Problemet nuk kanë të sosur në komunitetin e zonës së malësisë së Kurbinit. Përpos vështirësive infrastrukturore, përgjatë viteve, banorët po largohen nga fshati i tyre, ndërsa tregojnë për vlerat e kësaj zona mjaft të pasur.
“Mungesa e investimeve, në infrastrukturë, po na detyron të braktisim banesat dhe tokat tona”.
Kështu shprehen banorët e fshatit Gallatë dhe Vinjollë dy fshatra fqinje dhe me harmoni fetare.
Teksa gjatë rrugës në mëngjes herët ende po gdhirë mirë, fëmijët e shkollave presim mjetin për të udhëtuar drejt dijes në të tillë kushte siç dhe shfaqen në fshatrat e malësisë së Kurbinit.
E tillë është situata në këtë zonë e cila konsiderohet turistike gjatë stinës së verës, ndërsa mungesa e investimeve po largon gradualisht banorët.
Problematike mbeten disa lagje në thellësi ku ende janë të izoluar nga terreni i thyer, kësisoj siç dhe tregojnë banorët është e pamundur një individ të mbulojë tërë zonën me investime konkretisht në situatën e përmbytjeve. Duhet medoemos ndërhyrje e institucioneve, të cilët deri më tani kanë heshtur.
Dora e institucioneve ka munguar, ndërsa e vetmja shpresë për punësim dhe investime mbetet prej afro katër vitesh një banor vendas, i cili ka punësuar pranë kompanisë së tij nga një pjesëtar të çdo familje.
Fitimtar Lala banor nga fshati Gallatë i cili ka emigruar prej 25 vitesh, ka sjellë optimizmin e humbur te bashkëfshatarët e tij dhe disa fshatra nga malësia e Kurbinit. Të gjithë do të shprehen mirënjohës për Fitimtarin, për mirësitë e banorëve duke ju mundësuar punësim, dhe çka është më e rëndësishme investime për zonën.
Sapo është informuar për situatën e reshjeve të furishme që preken thuajse tërë vendin, ndërsa shkaktoj dëme të konsiderueshme dhe në malësinë e Kurbinit, duke dëmtuar disa ura dhe bllokuar në disa pjesë dhe rrugën nga shkarja e dherave, Fitimtari do të fluturonte nga Amerika e largët, për t’ju ardhur në ndihmë komunitetit të tij. Disa mjete të vëna në dispozicion mundësoj të mbante një pjesë të rrugës të kalueshme.
Teksa gjatë rrugës në mëngjes herët ende po gdhirë mirë, fëmijët e shkollave presim mjetin për të udhëtuar drejt dijes në të tillë kushte siç dhe shfaqen në fshatrat e malësisë së Kurbinit. Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY