FOTO GALERI/ Moti do të përmirësohet, por ja kur do tërhiqet “përbindëshi”...

FOTO GALERI/ Moti do të përmirësohet, por ja kur do tërhiqet “përbindëshi” Vjosa…

171
0
Shares

Shqipëria po lufton prej tre ditësh me përmbytjet, që vijnë prej vërshimit të lumenjve në gjysëmn e territorit të vendit. Moti ditën e sotme duket më premtues për Jugun e vendit. Paraditja e së dielës dhe orët në vijim sipas Meteoalb kalojnë gradualisht në kushtet reshjeve të pakta në pjesën më të madhe të vendit. Dita e hënë mbetet me vranësira të shpeshta, por reshje të pakta në Jug dhe më pak në Qendër dhe Veri të vendit. Pjesa e dytë e së hënës dhe ditët vijuese sjellin mot kryesisht të kthjellët, por të freskët.

IGJEUM paralajmëron për vazhdimin e përmbytjes nga lumi Vjosa në qarqet Fier dhe Vlorë. Nga llogaritjet e fundit hidrologjike rezulton se, në pjesët fushore të këtyre lumenjve do të vazhdojë përmbytja me prurje shumë të larta nga lumi Vjosa. Lumi Vjosa do të fillojë të tërhiqet në shtratin e tij natyral përgjatë fundit të ditës së hënë, datë 4.12.2017.

Ndërkohë në pjesët e sipërme të baseneve në qarqet (Elbasan, Gjirokastër dhe Berat) do të ulet rreziku nga përmbytja, për këtë arsye shenjat e alarmit janë hequr nga tabela. Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat e larta malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 7 °C / 13 °C
Në vendet e ulta: 6 °C / 13 °C
Në vendet malore: -1 °C / 6 °C.

ERA
Do të fryjë e dobët, ndërsa ne bregdet deri mesatare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY