400 familje në Darëzezë rikthehen në orbitën e përmbytjeve, Xhaçka: Punohet që...

400 familje në Darëzezë rikthehen në orbitën e përmbytjeve, Xhaçka: Punohet që hidrovori të mos dalë jashtë funksionit

109
0
Shares

Rrehtinat e Fierit që preken nga rrjedha e lumenjëve Vjosa e Seman, janë më të rrezikuarat nga prurjet e mëdha të ujit, të cilat deri më tani kanë përmbytur mijëra hektarë tokë, e kanë sjellë evakuuimin e qindra familjeve. Edeh fshati Darëzezë, që u godit ëndë nga vërshimi i ujërave në 2015, raportohet të jetë në rrezik serioz.

Rreth 400 familje rrezikojnë të përmbyten sërish, ndërsa në këtë fshat ka shkuar në orët e para të mëngjesit, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, së bashku me forca të Batalionit të Këmbësorisë për të monituar situatën. “Niveli i ujit ka rënë. Situata është kritike, por nën kontroll. Po punohet që hidrovori të mos dalë jashtë funksionit”, tha Xhaçka. Ndërkohë 40 forca të ushtrisë kanë hedhur thasë rëre përgjatë argjinaturës së lumit në Darëzezë, me qëllim që të mos çahet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY