VIDEO/ E frikshme, 4 persona hipin mbi makinë mes ujërave të lumit,...

VIDEO/ E frikshme, 4 persona hipin mbi makinë mes ujërave të lumit, Rama publikon pamjet e shpëtimit

61
0
Shares

Përmbytjet kanë paralizuar qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës, ku edhe reshjet kanë qenë të vazhdueshme në këto 3 ditët e fundit. Dhjetëra banorë janë evakuuar dhe pamjet që vijnë prej andej janë të frikshme. Në një video të publikuar në orët e para të mëngjesit nga Kryeministri Edi Rama, paraqitet një operacion shpëtimi i katër personave të mbetur me makinën e tyre në mes të ujrave të lumit.  Prej nivelit të ujit që mbërrin mbi 1 metër, ata janë detyruar të hipin mbi mjet për të mos u mbytur.

Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë duke u afruar tek ata dhe i kanë mbartuar edhe mbi shpinë për t’i nxjerrë në tokë. “Mirëmëngjes, dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete, duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim duke nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë”, shkruan Rama në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155361412411523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY