FOTO/ Itali, shkatërrohet banda me 6 shqiptarë, 500 mijë euro grabitje...

FOTO/ Itali, shkatërrohet banda me 6 shqiptarë, 500 mijë euro grabitje në 53 vjedhje

93
0
Shares

Gjashtë shqiptarë, autorë të 53 vjedhjeve e grabitjeve në katër rajone të Italisë veriore, janë arrestuar në kuadrin e operacionit të policisë së Cremonas me emrin e koduar “Night terror”.
Hetimi ka zgjatur gjashtë muaj, nga shtatori 2016 deri në mars 2017. Krye i bandës është një shqiptar 43-vjeçar, rezident në zonën e Bergamos. Të tjerët janë nga 27 në 43 vjeç dhe janë banorë të zonës jugore të Milanos. Gjatë aktivitetit të tyre kishin vjedhur e grabitur në dhjetë provinca: Milano, Bergamo, Brescia, Cremona, Verona, Mantova, Parma, Modena, Bologna e Forlì.
Secili kishte rolin e tij brenda grupit dhe mënyra e veprimit ishte thuajse gjithmonë e njëjta. Harta që shihni është ndërtuar nga policia italiane dhe tregon të gjitha vjedhjet dhe zonat e veprimit të bandës shqiptare. Gjatë natës vidhnin disa vendbanime të ndryshme, duke përshkuar deri në 400 kilometra. Karabinierët arritën t’u sekuestronin edhe sende të vjedhura, me vlerë 500 mijë euro, kthyer më pas pronarëve të ligjshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY