Elona Gjebrea shkon “fshehurazi” në Prokurori për dëshminë mbi dosjen ‘Habilaj’

Elona Gjebrea shkon “fshehurazi” në Prokurori për dëshminë mbi dosjen ‘Habilaj’

239
0
Shares

E gjithë vëmendja e opinionit publik është përqendruar tek gjendja e jashtëzakonshme e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut në dy ditët e fundit, duke harruar çështje të rëndësishme si ajo e Habilajve. Në këtë front ka pasur zhvillime, teksa ish-zv/ministrja e Brendshme Elona Gjebrea është paraqitur dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dhënë dëshminë e saj lidhur me udhëtimet me makinën Audi A8 drejt Greqisë. Sipas Shqiptarja.com Gjebrea ka shkuar vetë në prokurori, në një kohë kur kjo e fundit nuk e kishte ftuar. Ajo ka qëndruar në ambientet e organit të akuzës për gati 1 orë e 30 minuta duke u dhënë përgjigje pyetjeve të njërit prej prokurorëve të kësaj çështjeje. Lajmi për praninë e ish-zv/ministres së Brendshme Gjerbrea, njëherësh deputete e PS nuk është konfirmuar nga burimet e prokurorisë, por nga burimet në sektorin e forcave të sigurisë së këtij institucioni. Hyrja e Gjebreas në këtë institucion duket se është kryer nëpërmjet tunelit dhe po nga andej nga dalë sërish. Ka shumë gjasa që Gjebrea të ketë treguar në prokurori se kush ishte denstinacioni i këtij udhëtimi dhe nëse kanë takuar persona të ndryshëm, dhe më konkretisht ndonjërin nga vllezërit Habilal. /Shqiptarja.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY