Arrestohen dy kolegë për vdekjen e elektricistit në Fier, ja emrat

Arrestohen dy kolegë për vdekjen e elektricistit në Fier, ja emrat

137
0
Shares

Policia e Fierit ka arrestuar dy elektricistë pas hetimeve të kryera lidhur me vdekjen e një kolegu të tyre 2 ditë më parë në fshatin Kurjan. Dy elektricistët janë arrestuar për veprën penale ‘shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë’. Të arrestuarit janë: Tafil Çepele, 63 vjeç, banues në Kuman, Roskovec (elektriçist) dhe Tajar Zhupani, 63 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec (elektriçist). “Ndalimi i këtyre dy personave është bërë pasi në datën 30 nëntor 3017, rreth orës 16:15, në fshatin Kurjan, Roskovec e konkretisht në linjën e fidrit numër 2 Drizë, gjatë kryerjes së punimeve, është goditur nga tensioni i lartë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen elektriçisti shtetasi S. V. Dosja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Fierit për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë””, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY