LSI: Qeveria të provojë se është me të varfrit, të ulë TVSH-në...

LSI: Qeveria të provojë se është me të varfrit, të ulë TVSH-në 4 herë për ushqimet bazë

116
0
Shares

Varfëria dhe neglizhenca e shtetit ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kanë qenë kryefjala e deklaratës për mediat që dha mesditën e sotme Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga votimi në Kuvend i Buxhetit për vitin 2018, LSI e ka cilësuar uljen e TVSH-së katër herë për ushqimet bazë si provën kryesore që qeveria duhet të kalojë për t’i treguar shqiptarëve të varfër se është me ta dhe jo me klientët apo oligarkët e saj. “LSI ka kërkuar që TVSH për artikujt bazë të shportës të ulet 4 herë, e ngjashme me atë që edhe vende shumë të pasura e kanë por që tregohen të kujdesshëm dhe të merakosur për familjet në nevojë dhe me të ardhuara të pakta. Qeveria e një vendi të varfër të sillet kaq egër me të varfërit e saj, ndryshe nga sa sillet Evropa e pasur”, tha Vasili. LSI gjithashtu ka propozuar që taksa për banesën e parë të jetë zero, kurse për banesat e tjera sipas Vasilit nuk ka ndonjë diferencë nga ajo që propozon qeveria. Ai gjithashtu shtoi se TVSH-ja për biznesin e vogël duhet të mbetet në pragun 5 mln lekë të reja dhe jo të ulet në 2 milionë, pasi shton kostot, i nxjerr nga tregu, i asgjëson dhe i lë mijëra familje pa të ardhura bazike.

Konferencë për shtyp

Konferencë për shtyp

Publié par Petrit Vasili sur lundi 27 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY