Reagimi i ashpër i LSI: Skandali 2 miliardë euro e rrëzon Ramën...

Reagimi i ashpër i LSI: Skandali 2 miliardë euro e rrëzon Ramën nga pushteti për 24 orë

178
0
Shares

LSI pak ditë më parë njoftoi opinionin publik për një skandal prej 2 miliardë eurosh që rrezikon të falimentojë shtetin shqiptar dhe është produkt i kontratave që qeveria e Edi Ramës ka vendosur të prishë me koncensionarë të ndryshëm ose gjyqeve që ka hapur për kapriçio të kryeministrit Edi Rama. Asokohe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Rama e ka në tavolinën e tij të punës këtë skandal të hidhur për shqiptarët, por hesht për të, duke na krijuar iluzionin e një 97’ të dytë. Në një postim të ditës së sotme Vasili publikon arsyen se përse Kryeministri Edi Rama po hesht për skandalin prej 2 miliardë eurosh që Avokatura e Shtetit ia ka vënë në tavolinë. Ai shprehet se frika se mos humb pushtetin po e step Ramën për të treguar për të, pasi është e qartë se ky skandal e rrëzon qeverinë brenda 24-orësh.
Postimi i Vasilit:
“Kryeministër boll u trembe, fol për 2 miliardë eurot, kursejua shqiptarëve një ’97 të dytë! Skandali i 2 miliard eurove eshte me i rendi, qe mund te imagjinohet. Kryeministri e ka prej kohesh ne tavoline. Kryeministri nuk flet nga frika e madhe per pushtetin e tij sepse e di mire qe ky skandal i 2 miliard euro-ve e rrezon per 24 ore. Ai eshte pergjegjes direkt per disa nga keto gjyqe pasi i ka frymezuar e mbeshtetur personalisht veprimet antiligjore dhe per demin kolosal financiar qe ka ardhur prej ketyre veprimeve. Skandalin nuk e ka zbuluar opozita, por Avokatura e Shtetit,e cila e ngriti me shume te drejte dhe pergjegjshmeri kete afere gjigande. Humbja e 2 miliard eurove eshte nje tragjedi me dimensione politiko shoqerore te ngjashme me tragjedine e vitit 97′. Kryeministri lodhet kot duke u fshehur. Te gjithe e dine qe kur te ndodhe kjo tragjedi,kryeministri do te ike duke i lene pas zjarrin Shqiperise,njelloj si ata qe ne 97′ pasi i vune zjarrin iken nga vendi. Shqiperia dhe shqiptaret lenguan per vite te tera pasojat e 97″. Ndaj kryeministri nuk ka asnje te drejte qe te heshte më, sepse Shqiperia nuk eshte prone e tij. Kryeminister kurseja Shqiperise nje 97′ te dyte.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY