Andis Harasani – Ramës: Projektin “1 Miliardë” lërja në dorë të huajve,...

Andis Harasani – Ramës: Projektin “1 Miliardë” lërja në dorë të huajve, hiq dorë nga propaganda Milva-Gjylameti

172
0
Shares

Lidhur me projektin “1 Miliardë” të propozuar nga Edi Rama si partneritet publik-privat për investime dhe të kritikuar ashpër nga FMN dhe opozita, ka reaguar edhe një ish-deputet socialist, tashmë kritik i qeverisë. Andis Harasani në një postim ironic në Facebook i jep disa këshilla Ramës, në mënyrë që ky projekt të funksionojë dhe fitimet të investohen në të mirë të shqiptarëve. Ndër të tjera ai me ironi i kërkon kryeministrit që të mos nxjerrë njerëz për të mbrojtur koncesionet e dhëna, duke përmendur dyshen Milva Ekonomi dhe Blerina Gjylameti.
Postimi i Andis Harasanit:
Nëse e keni seriozisht këtë projektin një miliardë e nuk doni për vete, për miqtë a qoftë dhe ata 4 emra që përdore që i mban me afër se ministrat, atëherë ndërto një fond investimi dhe lërja një të huaji (qoftë grup, kompani a qofte dhe individ). Ndërtoji dhe një bord monitorimi e kompliance me njerëz nga opozita e pozita. Ky fond të analizojë dhe projektet, dhe të vendosë përparësitë, të negociojë me bankat, të pergatisë tenderat, të caktojë fituesit, dhe ti monitorojë deri në fund projektet. Dhe atëherë s’do ketë nevojë as të nxjerrësh injorantë që ta mbrojnë e as te bëhet llafollogji. Ke një mik që e qan këtë pune. Quhet George Soros. Sigurisht që s’do merret ai por mund të gjejë njeriun profesional për ta manaxhuar këtë fond. Çdo fitim i fondit le të përdoret për pensione, arsimim ose prioritete te tjera. Gjithnjë nëse do ta bësh si duhet. Nëse s’do vazhdo me checkup e nxirr Milva Gjylametin ta mbrojë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY