VIDEO/ Gjykatësi nxjerr nga salla “Kasapin e Bosnjës”, e shpall fajtor për...

VIDEO/ Gjykatësi nxjerr nga salla “Kasapin e Bosnjës”, e shpall fajtor për masakrën e Srebenicës

95
0
Shares

Ish-komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç u shpall fajtor për 10 nga 11 akuzat për të cilat po zhvillohej gjyqi ndaj tij në Hagë. Para se të jepej vendimi final me burgim të përjetshëm, i ashtuquajturi “Kasapi i Bosnjës” u nxorr jashtë sallës nga gjykatësi. Ish-komandanti i forcave serbe në Bosnjë i bërtiti gjyqtarit ndërsa ky po lexonte vendimin. Acarimi erdhi pasi gjykatësi refuzoi një kërkesë nga avokati i tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore. Mlladiç është i akuzuar për genocid, krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës, derisa pritet që vendimi të jetë dënim me burgim të përjetshëm. Ai gjithashtu akuzohet si përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit. Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta. Ndër të tjera Mlladiç, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY