Presidenti Meta apel politikës dhe shoqërisë për mbështetjen e fëmijëve jetimë

Presidenti Meta apel politikës dhe shoqërisë për mbështetjen e fëmijëve jetimë

89
0
Shares

Në Jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri (1917-2017) dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, Presidenca e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë celebron në datat 22-27 Nëntor veprimtarinë në Presidencë “Java e Fëmijëve Jetimë”. Në një prej këtyre aktiviteteve,të zhvilluar mëngjesin e sotëm e ku ishin të pranishëm anëtarë të trupit diplomatik Presidenti Ilir Meta ka bërë një apel të fortë për politikën dhe shoqërinë shqiptare, që të mbështesin fëmijët jetimë. Meta foli për përgjegjësinë e tij dhe kujtoi në veçanti, mikpritjen e paharrueshme që familjen kuksiane të parat, i dhanë mijëra familjeve kosovare ë iknin nga lufta dhe kërkuan strehë në Shqipëri. “Sot ndiej përgjegjësi si President, që shoqëria jonë të bëjë përpjekje të përbashkëta që ata të ndiejnë ngrohtësinë e shtetit, të gëzojnë sofrën, të ndihen të sigurtë e të mos lejojmë që shoqëria të përsëritet; t’i japim fund tranzcionit, të forcojmë rendin, të godasim korrupsionin dhe drogën, të dënojmë keqtrajtimin e të miturve; integrimi i tyre në shoqëri duhet të jetë afatgjatë dhe në interes të shoqërisë. Jo më kot e organizuam këtë aktivitet në prag të festave të 28-29 Nëntorit. Nderim për ata që dhanë jetën për liri gjatë Luftës që dolën nga kjo kategori, si Manush Alimani etj. por edhe për ato personalitete të shquara që kontribuan më pas, si shembull suksesi në jetë, si Ibrahim Kodra, Eno Koço, Ema Qazimi etj. Këta janë ata që janë modelet më të mira për t’i edukuar gjithë fëmijët drejt rrugës së suksesit”, u shpreh Meta.

Në Jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë V…

Në Jubileun e 100-vjetorit të themelimit të “Strehës së Parë Vorfnore” në Shqipëri (1917-2017) dhe me rastin e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit, Presidenca e Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë celebron në datat 22-27 Nëntor veprimtarinë në Presidencë “Java e Fëmijëve Jetimë”.

Publié par Ilir Meta sur mercredi 22 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY