Jo vetëm kryeministri Rama, tani edhe policia sulmon Top Channel

Jo vetëm kryeministri Rama, tani edhe policia sulmon Top Channel

161
0
Shares

Televizioni Top Channel transmetoi ditën e djeshme një kronikë lidhur me operacionin e policisë në Fier në kuadër të aksionit mbarëkombëtar për goditjen e krimit të organizuar, të cilësuar “Forca e Ligjit”. Në këtë krobikë televizioni kombëtar e cilësonte aksionin në Fier si një operacion rutinë të Policisë së Shtetit, ndërsa Task-Forca speciale e ngritur posaçërisht për këtë operacion supozohet që të godasë krimin e organizuar dhe personazhe të njohura të botës së krimit. Lidhur me këtë kronikë televizive ka reaguar mëngjesin e sotëm Policia e Shteti, duke përgënjeshtruar atë.

Njoftimi i policisë:
Duke iu referuar kronikës së djeshme të lajmeve transmetuar në Top Channel, mbi grupin kriminal ‘Grand’, të goditur në Fier, Policia e Shtetit sqaron se: Në lidhje me këtë grup kriminal, ka dy procedime penale, një në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe një në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në bazë të objektit të veprave penale të ndara në kapitujt e Kodit Penal, ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike’, dhe ‘Përshtatje të ambienteve për tregtim të lëndëve narkotike’, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Fier.Ndërsa për grup të strukturuar kriminal mbi bazën e ligjit 1092, Antimafia, për pastrim te produkteve të veprës penale për ‘Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’ janë referuar në datë 15.11..2017 dhe hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Tiranë. Duke falënderuar mediat për bashkëpunimin, Policia e Shtetit siguron qytetarët se operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdojë edhe më me intensitet në ditët e muajt në vijim, për të goditur me ashpërsi çdo grup kriminal të përfshirë në listën e zezë të këtij operacioni, përmes bashkëpunimit intensiv me partnerët ndërkombëtarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY