RD akuzon qeverinë: Na bllokoi llogaritë bankare të gazetës, hakmarrje politike

RD akuzon qeverinë: Na bllokoi llogaritë bankare të gazetës, hakmarrje politike

57
0
Shares

Llogaria bankare e gazetës “Rilindja Demokratike” është bllokuar që prej datës 1 Nëntor. Në një shkrim në faqen ëeb të kësaj gazete thuhet se kjo “është një hakmarrje e pastër politike” e qeverisë së Edi Ramës. Sipas shkrimit diçka e tillë nuk i ka ndodhur RD-së as në vitin 1991 kur përballej me diktaturën. Në këtë shënim nënvizohet se qeveria po mundohet ta bëjë të pamundur funksionimin dhe daljen e gazetës në treg. “Me një vendim absurd të nxitur dhe mbështetur në mënyrë abuzive nga qeveria, instrumentet përmbaruese të Ramës kanë bllokuar në mënyrë të kundërligjshme llogarinë e “RD” që prej datës 1 Nëntor. Kemi të bëjmë me një vendim të pastër politik dhe të paprecedentë. Kurrë në këto 27 vite “RD”, por edhe asnjë media opozitare nuk i janë bllokuar llogaritë bankare, aq më shumë në mënyrë skandaloze dhe të kundraligjshme. Kjo nuk ka ndodhur as në vitin 1991, kur “RD” përballej me diktaturën dhe as në vitin e rebelimit famëkeq të vitit 1997. Qëllimi është i qartë. Përmes bllokimit të llogarisë bankare nga qeveria të bëhet i pamundur edhe funksionimi i gazetës dhe daljes së saj në treg”, shkruan ‘RD’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY