Deklaratë “bombë” e gazetarit: Tahiri ra në grackën e italianëve, por Prokuroria...

Deklaratë “bombë” e gazetarit: Tahiri ra në grackën e italianëve, por Prokuroria nuk po punon më, është bërë qesharake

214
0
Shares

Lidhjet e krimit me politikën kanë qenë temë e diskutimeve në emisionin “Studio e Hapur”, ku gazetari Ylli Rakipi ka ripërsëritur edhe njëherë mendimin e tij për faktin se ka një bashkëpunim serioz midis dy palëve. “Ka 20 e ca vjet që krimi dhe politika janë një”, tha Rakipi. Ai e cilësoi hetimin e Prokurorisë për çështjen Tahiri si qesharake, pasi ish-ministri duhet të kishte përfunduar me kohë pas hekurave. Sipas Rakipit përgjimi i tij nga italianët dhe kapja në grackë në udhëtime me makinën e përdorur për transport kanabisi janë të mjaftueshme për të vendosur drejtësi lidhur me këtë çështje. “Dosja e prokurorisë së shtetit shqiptar për Tahirin është qesharake. Siç është qesharake kjo e parave aq qesharake është edhe kjo e Tahirit. Tahiri ka rënë në grackë, me mjetin e tij dhe kushërinjtë e tij. Ke marrë raportin e shërbimit të huaj, po çfarë ka bërë shteti shqiptar. Është e pafalshme që shteti shqiptar nuk ka materiale. Që nga 1912 në Shqipëri hapet goja vetëm kur të huajt flasin, kjo tregon se në Shqipëri nuk ka institucione. Prokuroria nuk po punon më, ata thanë shyqyr që na dha Italia informacion”, tha Rakipi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY