Grabitja në Durrës, dëshmia tronditëse e pensionistes: “E lanë burrin në gjak,...

Grabitja në Durrës, dëshmia tronditëse e pensionistes: “E lanë burrin në gjak, na bënë copash”

187
0
Shares

Lidhur me grabitjen dhe dhunimin e dy të moshuarve në fshatin Shkallnur të Durrësit në orët e para të mëngjesit të së hënës, grupi hetimor ka dalë në konkluzionin se ka qenë një bandë e rrezikshme dhe e armatosur që ka vënë në shënjestër të moshuarit e vetmuar që kanë fëmijët jashtë shtetit. Banda e rrezikshme e cila bredh e armatosur dhe e maskuar ende nuk është identifikuar nga policia e Durrësit, nëse janë vendas apo të importuar nga rrethe të tjera të vendit. Sipas të njëjtave burime, kjo bandë mbikëqyr të moshuarit të cilët jetojnë të vetmuar, që mund të kenë të ardhura nga fëmijët emigrantë. Pasi i mbajnë nën mbikëqyrje, të armatosur e të maskuar ata sulmojnë gjatë orëve të para të mëngjesit kur edhe “viktimat” e tyre janë në gjumë të thellë, dhe nuk e kanë paramenduar kurrë sulmin që iu bëhet. I tillë ishte edhe sulmi ndaj bashkëshortëve të moshuar Maliq Elezi 77 vjeç dhe bashkëshortes Sh. Elezi, 69 vjeçe. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se nga marrja në pyetje e bashkëshortes 69-vjeçare është bërë me dije se dy të moshuarit janë torturuar para se autorët të grabisin 600 mijë lekë të vjetër. I zoti i shtëpisë është lidhur me skoç e plasmas në të dy këmbët, duart dhe në mes. Autorët e kanë rrahur jo vetm me grushte, por edhe me sende të tjera të forta që t’iu tregonte vendin ku ishin fshehur paratë. E zonja e shtëpisë e lebetitur u është përgjëruar që të lironin bashkëshortin e saj. “Ata qëllonin bashëshortin dhe më thoshin mua të tregoja ku i kishim paratë. Ua tregova por ata donin më shumë. Ne më shumë nuk kishim. Na bënë copash. Iu jam lutur që mos e qëlloni se është plak e do vdesë, por nuk më dëgjonin. Më kanë qëlluar edhe mua. Shtëpinë e kthyen përmbys. Njëri më kërcënonte mua, tjetri qëllonte bashkëshortin ndërsa tjetri e ktheu shtëpinë përmbys për paratë. Na thoshin i keni fëmijët në Greqi e në Itali, tregoni ku i keni paratë, na i jepni me të mirë se në të kundërt do t’ju vrasim të dyve. E lanë burrin në gjak. E godisnin nga koka e ai i shkreti humbi ndjenjat. Na thoshin të mos bënim zhurmë se do na qëllonin me armë. Edhe pse i morën paratë, nuk ishin të kënaqur. Na qëllonin. Burrin e vranë në kokë, ai plak është. Pse të mos vdiste nga Zoti, por të na torturonin njerëzit me maska”, kështu ka thënë 69-vjeçarja. Ajo ka shtuar se janë torturuar për gati dy orë dhe në orën 5:00 të mëngjesit shkoi policia në shtëpi dhe i dërgoi në urgjencën e spitalit të Durrësit. E moshuara nuk iu nda për asnjë moment bashkëshortit i cili qëndroi deri në orën 19:00 të mbrëmjes në repartin e kirurgjisë. Skaneri rezultoi se kishte hemoragji në tru, dhe dy fëmijët e mbërritur me urgjencë nga Italia dhe Greqia bënë të mundur transportimin e tyre në spitalin e Traumës në Tiranë. Këtë ngjarje policia e Durrësit nuk e shkruajti për asnjë rresht të vetëm në komunikatën ditore. Ngjarja është shënuar në orën 03:00 të mëngjesit. /DurresLajm/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY