FOTO & DETAJE/ Ja dy rastet e mëdha të drogës që mbajnë...

FOTO & DETAJE/ Ja dy rastet e mëdha të drogës që mbajnë peng Edi Ramën te Saimir Tahiri

193
0
Shares

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në tv “Ora News”, tha sonte se janë dy aksione të mëdha kundër drogës që mbajnë peng kryeministrin Edi Rama me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Ai përmend aksionin kundër laboratorit të kokainës në Xibrakë ku tashmë janë dënuar si dhe avionin me drogë
“Ka shumë më tepër përgjime. Edhe për kryeministrin aktual ka përgjime. Çështja e Xibrakës është çështje e pambyllur dhe është një nga çështjet që mban peng kryeministrin me ish-ministrin e Brendshëm. Çështja tjetër ishte rrëzimi i avionit në Ishëm ku mes ish-ministrit dhe kryeministrit të vendit ka një aferë. Të paktën këto dy ngjarje i lidhin ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin në mënyrë të pazgjidhshme. Ose ikin bashkë ose rrinë bashkë. Qëndrimi i tyre radikalizon dhe e thellon krizën në këtë vend në raport me drejtësinë. Ndërsa largimi është i përbashkët pasi edhe veprat që ata kanë konsumuar…, kryesisht ka qenë fal kontributit të partnerëve”, sqaroi gazetari Basir Çollaku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY