Avioni i marinës amerikane rrëzohet në det, i paqartë fati i 11...

Avioni i marinës amerikane rrëzohet në det, i paqartë fati i 11 pasagjerëve

53
0
Shares

Një avion i Marinës amerikane me 11 pasagjerë në bord u rrëzua në det pranë brigjeve të Japonisë, në jug-lindje të Okinauas. Shkaku i rrëzimit është i panjohur dhe emrat e ekuipazheve dhe pasagjerëve janë duke u identifikuar në mënyrë që të lajmërohen të afërmit e tyre, tha marina në një deklaratë. Megjithatë fati i tyre nuk dihet ende, pasi nuk është raportuar për të mbijetuar.  Aeroplani ishte nisur drejt aeroplanmbajtësit ‘USS Ronald Reagan’ në Detin e Filipineve. Marina amerikane edhe gjatë gushtit humbi 10 trupa nga ushtria, pasi një aeroplanmbajtës u përplas me një cisternë pranë Singaporit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY