FOTO GALERI/ Zjarr në një shtëpi në Shkodër, shpëtojnë pa rrezik 2...

FOTO GALERI/ Zjarr në një shtëpi në Shkodër, shpëtojnë pa rrezik 2 fëmijët

93
0
Shares

Gjatë orëve të para të mëngjesit në afërsi të shkollës së mesme “Oso Kuka” në Shkodër është përfshirë nga flakët një shtëpi. Në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda, sepse dy fëmijët sapo ishin nisur në shkollë. Mendohet se zjarri ka ardhur nga një pakujdesi, sepse e zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur. Në vendngjarje për të shuar flakët kanë shkuar 3 zjarrëfikëse dhe dhjetra efektivë, ndërsa shtëpia është shkrumbuar totalisht në 3 dhomat e saj. Një grua në moshë të re kishte me qera banesen dhe fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar por vështirësia për të do të jetë e madhe duke qenë se banesa nuk është e saj. Zjarrëfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët. /shkodranews/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY