VIDEO & EMRI/ Tiranë, prangoset shpërndarësi i ekstazisë, me klientelë pranë shkollave...

VIDEO & EMRI/ Tiranë, prangoset shpërndarësi i ekstazisë, me klientelë pranë shkollave të mesme

140
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar sot në flagrancë Erind Krakulli, 30 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i këtij personi u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundërligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale
• 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi)
• 1 (një) krehër pistolete model 54
• 4 (katër) fishekë luftarake model 54
• 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 e Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY