FOTO/ Mbush makinën me drogë në Shqipëri, shihni çfarë i bën policia...

FOTO/ Mbush makinën me drogë në Shqipëri, shihni çfarë i bën policia në Greqi

111
0
Shares

Në mediat greke u publikuan fotot e makinës se një 60 vjeçari grek që tentoi t’i ikë policisë së vendit fqinj, sepse transportonte kanabis. Makina është e përplasur në anë të rrugës pas përpjekjes së trafikantit për t’u arratisur. Në mjet u gjetën 108 pako me gjithsej 118 kilogram marijuanë.


Për t’u habitur është se 60 vjeçari grek sapo kishte kaluar kufirin nga Shqipëria. Trafikanti e kishte blerë drogën në vendin tonë dhe kishte pasur një udhëtim të qetë në Shqipëri. Problemet për të nisën në anën tjetër të kufirit.
Mediat greke raportojnë se arratia e tij zgjati deri Amfilochia, ku e pati të pamundur të vazhdonte rrugën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY