DETAJE/ Përdhunimi i 13-vjeçares, administratori i hotelit “bën të zgjuarin” dhe habit...

DETAJE/ Përdhunimi i 13-vjeçares, administratori i hotelit “bën të zgjuarin” dhe habit me justifikimin

167
0
Shares

Nisur nga fakti se punonjësit e hotelit kanë lejuar një 32-vjeçar që të rezervojë një dhomë hoteli në një kohë kur ishte i shoqëruar nga një vajzë e mitur, Policia i ka kërkuar llogari administratorit të hotelit që gjendet në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, shkruan “Panorama”.
I pyetur për faktin se përse nuk kishte zbatuar rregulloren, duke lejuar që në hotel të hynte një vajzë 13-vjeçare, administratori është shprehur se ndiqnin si procedurë standarde marrjen e gjeneraliteteve të personit që kërkonte dhomën dhe targën e automjetit.
Përveç kësaj, sipas tij, nisur nga fiziku i vajzës, nuk u ka dhënë përshtypjen se ajo ishte e mitur.
“Ne ndjekim si procedurë standarde marrjen e gjeneraliteteve të personit që kërkon dhomë, si dhe fiksojmë targat e mjetit me të cilin çifti apo personi vjen. Pastaj vajza nuk të linte përshtypjen e një vajze të mitur.
Ajo ishte e bëshme fizikisht dhe askush nuk mund të dyshonte për moshën e saj nëse nuk e dije që është 13 vjeçe”, mësohet të ketë deklaruar para oficerëve të Policisë administratori i hotelit ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi seksual i 32-vjeçarit me vajzën e mitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY