Durrës, Apeli shpall moskopetencë për 860 mijë eurot e Sotës, dosja kalon...

Durrës, Apeli shpall moskopetencë për 860 mijë eurot e Sotës, dosja kalon Krimeve të Rënda

95
0
Shares

Biznesmeni 25-vjeçar, Orest Sota, i arrestuar në Elbasan me 863 mijë euro kesh dhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në makinë do ta zhvillojë betejën e tij me drejtësinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjykatë e Apelit Durrës i dha fund zinxhirit të proceseve në shkallët e ulëta të sistemit dhe ia delegoi dosjen krimeve të Rënda, një ditë pasi kjo e fundit mori në shqyrtim çështjen dhe la në burg të riun.
Kërkesa për procedurë e parashtruar nga prokurori i çështjes gjeti dakordësinë e avokatit të 25-vjeçarit i cili vetë nuk u paraqit në sallë.
Përballë këtyre zhvillimeve në hetimin e çështjes, trupi gjykues me relator Petraq Dhimitrin, rrëzoi një kërkesë të mëhershme të mbrojtjes për ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin.
Me këtë vendim të gjykatës së Apelit Durrës, tashmë dosjet e biznesmenit dhe të gjitha procedurat do të ndiqen nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda
Biznesmeni 25-vjeçar akuzohet për tre vepra penale: “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”; “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Ai u ndalua më 1 nëntor në Elbasan, ndërsa udhëtonte në një makinë me 863 mijë euro kesh të cilat ka thënë se do ti linte si garanci pranë firmës Kurum për blerjen e rreth 4 mijë ton hekur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY