DETAJE/ Tepelenë, familja zbulon shkakun e dhimbshëm pse u vetëvar në pemë...

DETAJE/ Tepelenë, familja zbulon shkakun e dhimbshëm pse u vetëvar në pemë i ekonomisti i papunë

180
0
Shares

Zbulohen detaje pse 23-vjeçari i dha fund jetës në mënyrë tragjike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurtiez në Buz të Tepelenës, ku i riu u gjet i vetëvarur në degën e një peme nga familjarët e tij.
Rreth orës 15:45, të afërmit, pasi nuk po merrnin asnjë sinjal nga 23-vjeçari Roland Bilaj, nisën të kontrollonin zonën pranë shtëpisë. Në momentin që e kanë parë, babai i tij, Selman Bilaj, është përpjekur që ta shpëtojë, por pa rezultat.
Ata i janë afruar për t’i hequr lakun e litarit nga qafa, por mësohet se ndërkohë i riu kishte ndërruar jetë. Pema e kumbullës ku 23-vjeçari kreu vetëvrasjen ndodhej jashtë oborrit të shtëpisë.
Mësohet se i riu prej mbi një viti kishte kërkuar punë pa reshtur, por nuk kishte pasur sukses. Madje, ai kishte emigruar dhe në Greqi për t’i krijuar vetes më shumë shanse për punësim, por ishte rikthyer në Shqipëri pas tentativës së dështuar.
Të afërmit tregojnë se 23-vjeçari kishte vetëm një vit që kishte përfunduar studimet e larta për administrim-biznes në Universitetin e Gjirokastrës. Gjatë kësaj kohe, ai ishte mbyllur në vetvete duke mos komunikuar as me familjarët.
Mosgjetja e një pune, sipas këtyre të fundit, e kishte zhytur të riun në një gjendje depresive, gjë që e çoi dhe drejt vetëvrasjes. Grupi hetimor, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY