VIDEO/ “Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë”, Basha lëshon ‘bombën’: Gjushi...

VIDEO/ “Peshqit e mëdhenj kanë rënë në rrjetë”, Basha lëshon ‘bombën’: Gjushi i Durrësit është përgjuar nga agjencitë inteligjente duke bërë pazar për vota me trafikantët

145
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike me një deklaratë tepër të rëndësishme për mediqat e zhvendosi betejën me qeverinë dhe lidhjet e saj me krimin në një tjetër front. Basha deklaroi se kryebashkiaku socialist i Durrësit, Vangjush Dako është kapur në përgjime me kriminelë, të cilëve u premton tendera në këmbim të blerjes së votave gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit. Sipas kreut të opozitës, kryeministri Edi Rama ka larguar nga detyra prokurorin e çështjes, sepse po përpiqet të mbrojë Dakon dhe veten nga prangat e drejtësisë. “Vangjush Dako i ka dhuruar miliona euro kriminelëve që ata të siguronin vota për Partinë Socialiste. Këtë fakt e di Gjushi dhe mentori i tij Edi Rama. Kjo aferë kriminale është evidentuar dhe regjistruar nga agjencitë partnere. Edi Rama me presion kriminal ka larguar prokurorin që po hetonte vjedhjen spektakolare të votave në Durrës, duke e dërguar në Shkodër. Kërkoj nga Prokurori i Përgjithshëm hetimin e plotë të këtij skandali nga prokurorët e Krimeve të Rënda. Prokurorët kanë tabulatet telefonike, ku Vangjush Dako i premton trafikantëve tendera në këmbim të votave. Edi Rama po përpiqet të mbrojë Vangjush Dakon nga prangat sepse kështu mbron emrin e tij. Vangjush Dako dhe të tjerë emra që do të dalin në ditët e ardhshme janë marionetat e Edi Ramës. Partia Demokratike është e angazhuar për të larguar Edi Ramën dhe për krijimin e një qeverie antimafia”, tha Basha.

Vangjush Dako është kapur në përgjime me kriminelë, të cilëve u premton tendera në këmbim të blerjes së votave. Me largimin e prokurorit të çështjes, Edi Rama po përpiqet të mbrojë Dakon dhe veten nga prangat e drejtësisë.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 20 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY