Qeveria e bën fakt të kryer shkarkimin e Klement Zgurit, ja data...

Qeveria e bën fakt të kryer shkarkimin e Klement Zgurit, ja data e caktuar

72
0
Shares

Iniciativa e mazhorancës qeverisëse për të shkarkuar kryetarin e KQZ, Klement Zguri duket se nuk shërben vetëm për heqjen e vëmendjes nga çështjet e tjera më të rëndësishme në vend, sepse kryeministri Edi Rama e ka vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj “beteje”. Kështu pra, siç bën të ditur Neës 24, në seancën e ardhshme plenare që nuk do të mbahet këtë të enjte por më 30 nëntor, pritet që përveç buxhetit nen për nen dhe ligjeve të paketës fiskale, shumica të votojë edhe projekt vendimin për shkarkimin e kreut të KQZ-së. Prej dy javësh deputetët e maxhorancës dhe vetë kryeministri Rama ka ndërmarrë një sulm ndaj Klement Zgurit, i cili akuzohet se ka mbajtur të fshehtë dhe ka shkelur afatet lidhur me një kërkesë të bërë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, i cili ka qenë i dënuar në Itali 13 vjet më parë. Por sipas Zgurit çështja është shqyrtuar kur Agron Kapllanaj ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe është vlerësuar në atë kohë se nuk prekej nga ligji. Zguri publikoi edhe një deklaratë të KQZ-së, kur ajo drejtohej nga Denar Biba ku theksohej se Kapllanaj nuk ishte subject i ligjit të dekriminalizimit. Kujotjmë se Klement Zguri u zgjodh në krye të KQZ-së në 18 maj pas marrëveshjes Rama- Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY