Saimir Tahiri kthehet “me sukses” në Atdhe

Saimir Tahiri kthehet “me sukses” në Atdhe

112
1
Shares

Saimir Tahiri është rikthyer në Tiranë pasi vizitës disa ditore që ka bërë në Gjermani.
Ikja e Tahirit jashtë Shqipërisë, ngjalli dyshime të forta nëse ai ishte arratisur apo larguar për punë. Burimet thonë se Tahiri ka qenë në Gjermani për të zhvilluar një vizitë pranë babait të tij, që po kurohet në këtë vend.
Babai i Tahirit, Bashkim Tahiri mësohet se ka disa kohë që kurohet në Gjermani, për një sëmundje. Kjo ka qenë edhe arsyeja e largimit të Tahirit.
Saimir Tahiri nuk ka komentuar asgjë që prej datës 30 tetor, kur hodhi një video në Facebook duke ironizuar opozitën dhe median.
Por duket se gojën, ish-ministrit ja ka mbyllur arrestimi në 1 nëntor i Orest Sotës, biznesmenit të ri i cili kishte në makinë 836 mijë euro dhe dy patenta për anije në emër të Saimir Tahirit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY