Përmbytjet, Ilir Meta ngushëllon homologun grek: Shqiptarët janë me ju

Përmbytjet, Ilir Meta ngushëllon homologun grek: Shqiptarët janë me ju

74
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut të tij grek Prokopis Pavlopoulos për jetët e humbura nga përmbytjet që kanë përfshirë shtetin Helen dy ditët e fundit.
Ne mesazhin e ngushëllimit, Kreu i Shtetit Shqiptar Ilir Meta uron që mos ketë më viktima në zonat e përmbytura, duke i siguruar se populli shqiptar është me qytetarët e prekur nga kjo katastrofë natyrore.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta
I nderuar Zoti President,
I tronditur dhe me trishtim të thellë kam ndjekur lajmet për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës.
Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek.
Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY