Aksi i drogës Shqipëri-Holandë-Itali, 14 të arrestuar dhe 1 ton drogë e...

Aksi i drogës Shqipëri-Holandë-Itali, 14 të arrestuar dhe 1 ton drogë e sekuestruar

58
0
Shares

Policia e Firences ka përfunduar sot në mëngjes herët një operacion të madh, që ka sjellë shkatërrimin e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës. Operacioni i policisë italiane është ndihmuar edhe nga policia e Holandës, prej nga droga vinte në Itali. Dyshohet se pika e nisjes së drogës ishte Shqipëria, me destinacion Italinë, duke kaluar nga Holanda. Përfituesit e parave i riinvestonin, duke rritur edhe xhiron e prostitucionit. Në përfundim të operacionit të përbashkët kanë përfunduar në pranga 14 persona, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve të ndaluara, ndërkohë që është sekuestruar një ton drogë. Për momentin nuk dihen shumë detaje nga operacioni, në pritje të njoftimit zyrtar të tyre nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY