VIDEO/ Buxheti 2018 i shërben krimit, Basha: Me skemën e TVSH-së do...

VIDEO/ Buxheti 2018 i shërben krimit, Basha: Me skemën e TVSH-së do të pasurohet Olsi Rama

86
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë fjalën në seancën plenare për buxhetin e vitit 2018, duke akuzuar drejtëpërdrejtë kryeministrin Edi Rama se gjatë katër vjeçarit të dytë qeverisës do të pastrojë paratë e pista të drogës në ekonominë shqiptare. Për kryeopozitarin Basha, edhe përfshirja e mijëra bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së është pjesë e planit të Ramës për të pasuruar të vëllain, Olsi Rama dhe klientët e tij oligarkë. “Mbikëqyrja e TVSH do jepet me koncension tek vëllai i kryeministrit Olsi Rama, i cili prej tre vitesh pret dhuratën familjare. Nga zonat e lira ekonomike, deri tek kullat në Tiranë dhe koncensioni i TVSH-së. Shqiptarët janë të pashpresë dhe kanë pesëfishuar aplikimet për llotarinë amerikane prej kohës kur ky ka ardhur në pushtet, kurse Olsi Rama e la Amerikën për të jetuar në Shqipëri si i papunë kur i vëllai këtu ju bë kryeministër”, deklaroi Basha.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 16 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY