DETAJE/ Dalin shkaqet e aksidentit të rëndë, që i mori jetën gazetares...

DETAJE/ Dalin shkaqet e aksidentit të rëndë, që i mori jetën gazetares së Klan-it

179
0
Shares

Pesë ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Lushnjë – Berat ku mbeti e vdekur Erinolda Isufaj, gazetare e emisionit “Stop” në Klan, Prokuroria e Lushnjes ka zbardhur dinamikën e ngjarjes. Tre dyshon prokuroria se janë shkaqet që shkaktuan aksidentin fatal.
1. Tejkalimi i shpejtësisë që ishte 40 km/orë në 60 kilometra në orë që ecte drejtuesi i kamionit
2. Manovra e gabuar e parakalimit që solli animin e peshës së ngarkesës
3. Dhe kryesorja: blloqet e mermerit ishin të palidhur në karrocerinë e kamionit dhe ishin vendosur mbi disa kolona druri.
Drejtuesi i kamionit që mbahet i ndaluar në polici, Bashkim Pula nuk ka pranuar të flasë duke kërkuar një avokat kryesisht. Ndërsa hetimet mund të shtrihen edhe tek firma ku ai ishte i punësuar.
Mesditën e së shtunës, 11 nëntor në aksin Berat – Lushnje një gur i madh mermeri ra nga kamioni dhe goditi makinën “Peugeot” ku udhëtonte 24 vjeçarja me prindërit dhe bashkëshortin. Goditja ishte fatale për të renë, Erinolda Isufaj, ndërsa familjarët e saj fatmirësisht i shpëtuan vdekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY