Aksident i rëndë në Sauk, ndërron jetë 37 vjeçari

Aksident i rëndë në Sauk, ndërron jetë 37 vjeçari

262
0
Shares
Foto Ilustruese

Një 37-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi u aksidentua për vdekje nga një makinë në orët e para të ditës. Policia tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 në rrethrrotullimin e Saukut. Një-25 vjeçar që drejtonte mjetin është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë së Tiranës
Shërbimet e Policisë dhe Ambulanca janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe nga veprimet paraprake ka rezultuar se: tek rreth-rrotullimi, mjeti me drejtues E. D., 25 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. L., 37 vjeç, i cili po kalonte rrugën. Shtetasi A. L., 37 vjeç ka ndërruar jetë në spital.
Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, drejtuesi i automjetit shtetasi E. D., 25 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY