EMRI & FOTO/ Nuk kanë të sosur telashet për gjyqtarin Shkëlqim Miri,...

EMRI & FOTO/ Nuk kanë të sosur telashet për gjyqtarin Shkëlqim Miri, biznesmeni e akuzon për korrupsion: Mori ryshfet, më grabitën pronën

218
0
Shares

Pesë ditë pas arrestimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Shkëlqim Miri, me akuzën e korrupsionit, një qytetar nga Kruja e akuzon atë publikisht se ka bashkëpunuar në grabitjen e pronës.
Kadri Voga pretendon se Miri ka shkelur ligjin në një proces gjyqësor ku vetë ai ka qenë palë e interesuar. Gjithçka, sipas tij, nis që nga fshehja e datës së zhvillimit të seancës gjyqësore dhe deri te vendimi final që rrëzon atë që kishte vendosur Gjykata e Shkallës së Parë Krujë.
60-vjeçari, duke folur për “Panorama”, thekson se, pavarësisht se prokurori dhe përmbaruesja kishin falsifikuar dokumentet për t’i marrë restorantin bashkë me truallin, Gjykata e Krujës kishte vendosur në favor të tij duke i hequr të drejtën e profesionit përmbarueses, Joana Konomi, për shpërdorim detyre.
Por, kjo e fundit e apeloi vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtar i çështjes ishte Shkëlqim Miri. Sipas qytetarit, seanca në kalendar ishte caktuar të zhvillohej më 1 nëntor, por gjyqtari e ka zhvilluar më 18 tetor në fshehtësi të plotë, pa njoftuar asnjë nga palët e interesuara.
Voga akuzon se gjyqtari Miri ka marrë ryshfet, pasi vendimi i marrë nga ana e tij ishte në favor të përmbarueses. 60-vjeçari thotë se rendet prej 8 vitesh nëpër dyert e gjykatave, pasi i është grabitur prona dhe nuk po gjen drejtësi për këtë çështje.
Sipas Kadri Vogës, e gjitha ka nisur pas një kontrate fiktive huamarrjeje me një mikun e tij, i cili në fund kërkoi kthimin e shumës prej 75 mijë euro që nuk ia kishte dhënë kurrë. Kjo bëri që restoranti, të bllokohej për llogari të Arjan Ndojës.

Cili është problemi juaj dhe për çfarë e akuzoni gjyqtarin e arrestuar Shkëlqim Miri?
Prej më shumë se 8 vitesh jam në proces gjyqësor për një pronë, të cilën ma kanë grabitur duke bashkëpunuar fuqishëm më gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Mirin. Unë po përballem gjithë këto vite me drejtësinë dhe nuk po gjej drejtësi të plotë për të drejtën time. Prokuroria e Krujës së bashku me gjykatën e këtij rrethi dha një vendim për t’i hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit përmbarueses Joana Konomi për shpërdorim detyre, pasi është në ndjekje penale. Pas këtij vendimi, ajo bëri ankimim në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku kryetar i trupit gjykues ishte Shkëlqim Miri. Doli në kalendar e arshivuar data e gjyqit me datë 1 nëntor, dhe unë po prisja pasi isha palë në atë gjyq sepse kishte lidhje me pronën time.

Ju dërguan fletëthirrje për datën e gjyqit? Çfarë ndodhi më pas?
Po, më kanë dërguar fletën, kam shkuar, jam interesuar pranë Gjykatës dhe gjyqi ishte caktuar për më datë 1 nëntor. Por kur shkova më datë 1 nëntor për gjyq, sikur më kishin njoftuar, më thotë sekretarja se gjyqi është zhvilluar që më datë 18 tetor. Të them të drejtën, u habita kur e mora vesh atë gjë sepse ajo është një shkelje e ligjit. Gjithçka u zhvillua në fshehtësi të plotë, pa qenë asnjë nga palët e interesuara.

Cili ishte vendimi që mori gjyqtari Shkëlqim Miri?
Vendimi ishte në favor të përmbarueses Joana Konomi dhe gjithçka kundër meje. Unë e akuzoj gjyqtarin se ka marrë ryshfet për atë çështje. Mua më kanë poshtëruar, më kanë marrë pronën që kam pasur me të gjitha dokumentet dhe kjo është një padrejtë- si e madhe që më është bërë.

A u ankuat për këtë problem dhe çfarë përgjigje keni marrë për zgjidhjen e tij?
Jam ankuar, por gjithçka është e kotë. Unë kam bëra letrat për problemin që kam në të gjitha institucionet, nga Presidenti e deri tek Ambasada Amerikane, por nuk kam gjetur asnjë zgjidhje. Sistemi i drejtësisë këtu është i degraduar, gjyqtarët dhe prokurorët njohin vetëm lekun.

Kadri Voga

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY