Çështja Tahiri, Pollo: Kusht i padeklaruar i BE-së

Çështja Tahiri, Pollo: Kusht i padeklaruar i BE-së

131
0
Shares

“Çështja Tahiri është një kush i padeklaruar i BE-së ndaj Shqipërisë”.
Kështu shprehet deputeti demokrat Genc Pollo, sipas të cilit, “fakti që sot nuk mbillet drogë si para një viti nuk është progres”.
Pollo thotë se, “opozita, majtas dhe djathtas, të gjithë ata që duan një Shqipëri pa drogë, duhet të bashkojnë zërat pasi nëse ndërrohet një Tahir me një tjetër, gjërat do të shkojnë edhe më keq”.
Për deputetin demokrat, “Rama e shkarkoi Tahirin vetëm kur ia kërkuan ndërkombëtarët, megjithëse opozita kishte 3 vjet që paralajmëronte dhe denonconte situatën e krimit dhe drogës në vend”.
“Në radhë të parë si qytetarë të Shqipërisë ne duhet të pyesim veten se çfarë është e mirë për vendin tonë”, për Fax News.
Sipas tij, “përshtypja ime është që me trashjen e zullumit me lidhje e krimit me pushtetin si e tregoi Tahiri, është e rëndë, është më mirë që problemi të luftohet ashtu siç është, ne si opozitë, media, shoqëria civile t’i shohim e trajtojmë problemet siç janë , jo duke u përpjekur ti fshehim për të krijuar një imazh të mirë. Përndryshe krimi mund të kapë gjithë shtetin dhe ky vend bëhet i pajetueshëm”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY