DETAJE/ Mirditë, Policia jep të dhënat e para për vrasjen prej vëllait

DETAJE/ Mirditë, Policia jep të dhënat e para për vrasjen prej vëllait

232
0
Shares

Pas ngjarjes së rëndë ka ndodhur pak më parë në Mirditë, ku një fëmijë ka mbetur i vrarë, Policia Vendore ka dhënë detajet e para.
Mësohet se 15-vjeçari duke luajtur me armë ka vrarë me arë vëllanë e tij.
Sipas policisë 15 vjeçari E. T., ka vrarë pa dashje me armë vëllanë e tij 12 vjeç D. T.
Fëmijët kanë qenë duke ruajtur bagëtitë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat bli, të cilat kanë sekuestruar 2 gëzhoja.

Njoftimi i policisë
Më datë 15. 11. 2017, rreth orës 18:00, në fshatin Petoq në Fan – Mirditë, dyshohet se 2 vëllezër të mitur, konkretisht shtetasit E. T., 15 vjeç dhe D. T., 12 vjeç, kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri automatik, shtetasi E. T., nga pakujdesia dyshohet se ka vrarë vëllain e tij shtetasin D. T. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjeko – ligjore.
Arma e zjarrit automatik si dhe 2 gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Shtetasi E.T., babai i tij, si dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY