FOTO/ Hajdutin shqiptar e tradhëtuan fotot dhe e çuan në pranga

FOTO/ Hajdutin shqiptar e tradhëtuan fotot dhe e çuan në pranga

94
0
Shares

Policia italiane ka vënë në pranga një 34 vjeçar shqiptar nën akuzën e vjedhjes së banesave. Shqiptari i dënuar më parë, u ndoq nga karabinierët, teksa ishte në makinë së bashku me një tjetër shqiptar 32-vjeçar dhe një grua rumune 28 vjeçe. Kanë qenë pikërisht fotot në celularin e rumunes policia gjeti dhjetëra foto të sendeve të vjedhura që çuan në pranga këta persona. Fillimisht shqiptari pasi kishte parë se policia i ishte vënë pas, kishte shtuar shpejtësinë në tentativë për t’u arratisur e më pas braktisi makinën dhe ia mbathi me vrap. Por nuk mundi të shpëtojë dot, pasi policia e bllokoi dhe e dërgoi në komisariat. Në makinë iu gjetën tërë pajisjet me të cilat dyshohet se kryheshin grabitet në banesa, që nga kapelet që përdornin për mbulim, e deri te kaçavidat. Ndërkohë në celularin e rumunes u gjetën foto pa fund të shtëpive dhe vilave të ndryshme që dyshohet se ishin piketuar për t’u grabitur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY