DETAJE & VIDEO/ Velipojë, kapja e 1.5 ton kanabis, oficeri i policisë...

DETAJE & VIDEO/ Velipojë, kapja e 1.5 ton kanabis, oficeri i policisë tentoi të korruptonte kolegët

272
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë për të arrestuarit të operacionit në Velipojë dhe kërkon arrest me burg.
Masa pritet të jepet nesër në gjykatën e krimeve të Rënda. Mes të arrestuarve dhe një efektiv policie Enriko Zyle.
Mësohet se njëri prej të arrestuarve ka pranuar përfshirjen e tij në trafik dhe ka shpjeguar se i gjithë hoteli ishte prenotuar nga efektivi Eneriko Zyle kundrejt vlerës 500 euro nata.
Burime nga policia thonë se në momentin që efektivi Eneriko Zyle është pikasur nga policia. Ai ka tentuar fillimisht ti korruptojë ata dhe më pas është larguar ku dhe u arrestua.

Velipojë ShkodërOperacion antidrogë i koduar “Viluni beach”Sekuestrohen rreth 1.5 ton lëndë narkotike e dyshuar Cannabis SativaArrestohen në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prej tyre është punonjës policie, si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, me mbështetjen e FNSH Shkodër kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Viluni Beach”.Në kuadër të këtij operacioni, rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V,rezident në Itali, në një automjet Furgon , në përdorim nga shtetasit:J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët, konkretisht mjeti "Mercedes Benz", në pronësi të shtetasit S. U., 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti "Ford Fiesta" , në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet.Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër dhe të FNSH janë vënë në ndjekje të një automjeti "Golf", i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi E. Z., Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për t'u larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.Nga hetimet paraprake të kryera rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.Në automjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ. N, 44 vjeç, banues në Lezhë.Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është 1 502 kg.Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:S. U., 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.E. Z., 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.A. B., 30 vjeç, banues në Orikum VlorëG. D., 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.D. Gj., 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim:F.M, 32 vjeç, banues në PërmetJ.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.GJ.N, 44 vjeç, banues në LezhëNë bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë , për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Publié par Policia e Shtetit sur samedi 11 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY