DETAJE/ Kukës, vrasja e minorenit, autori rrëfehet në polici: Ja pse e...

DETAJE/ Kukës, vrasja e minorenit, autori rrëfehet në polici: Ja pse e vrava

346
0
Shares

Një ditë pas krimit autori që vrau me thikë 16-vjeçarin në Kukës është rrëfyer për ngjarjen në polici. Roland Matranxhiu ka treguar se kohë më parë kushërira e tij ishte ankuar se viktima e kishte ngacmuar me fjalë. Në grindje e sipër 17-vjeçari ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.
Konflikti me një të vrarë në Kukës nisi pasi kushërira e autorit ishte ankuar te ky i fundit se viktima e kishte ngacmuar me fjalë.
Roland Matranxhiu takoi 16-vjeçarin Algis Metallari për t’i kërkuar llogari për të.
Në grindje e sipër 17 vjeçari ka qëlluar me thikë adoleshentin Metallari. I riu ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit.
Kurse autori u kap pak minuta pas krimit në dalje të qytetit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten ne darkë në qendër të Kukësit. Policia e gjeti thikë me të cilën u vra 16 vjeçari pranë obeliskut të eksodit ‘99.
Roland Matranxhiu, jetonte në konviktin e Medresesë në Kukës, ndërsa viktima banonte nga fshatin Bicaj 10 km nga qyteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY