REPLIKAT/ Basha-Ramës: Autokrati Rama, një censurues që shtrembëron qëndrimin tim për mediat

REPLIKAT/ Basha-Ramës: Autokrati Rama, një censurues që shtrembëron qëndrimin tim për mediat

90
0
Shares

Sulmit që kryeministri Edi Rama nxitoi t’i bënte kryeopozitarit Basha, pas kritikave të ashpra që ai i bëri lidhur me fjalimin skandaloz në “Ditën e Medias”, i është kundëpërgjigjur me një postim në Facebook kreu i PD-së. Basha shprehet se Rama e ka shkatërruar median dhe gazetarinë e vërtetë në vend me favorizimet dhe sponsorizimet që i bën oligarkëve, të cilët flenë dhe zgjohen në oborrin e tij.
Postimi i Lulzim Bashës:
“Edi Rama si nje censurues i dobët shtrembëron qëndrimet e mija për mediat. Nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë sulm timin kundër gazetarëve. Ka patur dhe do të ketë kritika për ata pronarë që nuk lejojnë gazetarët të raportojnë te vërtetën. Nga publicisti i dikurshëm Edi Rama nuk ka mbetur asgjë. Ai tani është një autokrat i zhytur në korrupsion, drogë dhe krim, që sulmon gazetarët dhe mbron e promovon kriminelët. Vreri dhe urrejtja që ai nxjerr përditë kundër gazetarëve, bën kontrast jo vetëm me pazaret dhe favoret për disa nga pronarët e medias, por në veçanti me mbrojtjen dhe kujdesin që shpreh me fjalë e me vepra për Roshët dhe Tahirët me shokë. Krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë problemet që po e shkatërrojnë Shqipërinë. Gazetarët që ngrenë zërin kundër tyre dhe i kërkojnë llogari kryeministrit, i shërbejnë njerëzve dhe të ardhmes së vendit. Zëri i tyre duhet mbrojtur, zërit të tyre duhet t’i bashkojmë zërat tanë për të denoncuar dhe ndalur të keqen.”

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY