“Edi Rama është një telekomandë në duart e krimit”

“Edi Rama është një telekomandë në duart e krimit”

234
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me strukturat e Fierit të LSI-së, deklaroi edhe një herë se shqiptarët po vuajnë çdo ditë e më shumë nga gjendja e keqe që ka kapur vendin.
Sipas saj kryeministri Edi Rama, sot është një vegël në duar e krimit të organizuar dhe bandave.
Ajo theksoi se ka ardhur momenti që shqiptarët të zgjohen dhe të vënë në vend dinjitetin dhe krenarinë që ua ka marrë Rama dhe e ka shtruar përtokë.
“Sot jemi në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë, prandaj zgjodhëm të jemi në opozitë, për të qenë zemra e shqiptarëve. Atë atdhedashuri dhe atë krenari që shqiptarët kanë dhënë jetën për ta mbrojtur, sot Rama e ka shtrirë në tepsi për ta lënë në dorë të bandave dhe krimit.
Para disa muajsh ishim krenarë para miqve ndërkombëtarë por Shqipërinë. Ju e patë dhe vetë se çfarë publiciteti i bëri Papa Françesku Shqipërisë.
Edi Rama sot është telekomanda në duart e krimit të organizuar dhe bandave. Ne nuk ndihemi krenarë, prandaj kemi vetëm një rrugë, atë të zgjimit të shqiptarëve për të ndryshuar këtë realitet”, deklaroi Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY