EMRAT& DETAJE/ Berat, ikin dritat, maskat masakrojnë dhe grabisin çiftin e kamur:...

EMRAT& DETAJE/ Berat, ikin dritat, maskat masakrojnë dhe grabisin çiftin e kamur: Ku e keni djalin?

346
0
Shares

Një çift bashkëshortësh në Donofrosë të Urës Vajgurore u grabitën dhe u dhunuan nga persona të armatosur e të maskuar në këtë banesë ku ata jetojnë
Autorët, numri i të cilëve ende nuk është i qartë, duke shfrytëzuar mungesën e energjisë kanë hyrë në banesë ku ndodheshin vetëm Osmën dhe Drita Baxhia, pasi një nga djemtë e çiftit i sapo kthyer nga Anglia ndodhej të të afërmit.
“Ku e keni djalin?”, ka qenë pyetja e shtruar disa herë për çiftin e bashkëshortëve, të cilët janë qëlluar me qytë arme në kokë për shkak të rezistencës
Pyetjet direkte për djalin e familjes dhe fakti se autorët janë larguar nga banesa duke marrë vetëm dy celularë dhe nuk kanë prekur asgjë tjetër ka ngritur dyshime.
Ngjarja ka tronditur çiftin Baxhia dhe banorët e fshatit të cilët thonë se e kanë mësuar në orët e para të mëngjesit
Ata konfirmojnë se familja Baxhia, njihet për gjendje të mirë ekonomike pasi çifti ka dy djem që jetojnë në Angli.
“Burrë e grua janë këtu. Çunat i kanë në Angli.
-Ai që e ka bërë ta gjeni sa më shpejt” shprehen fqinjët.
Policia lokale tha se pas marrjes së njoftimit krehu zonën dhe ngriti postblloqe në funksion të identifikimit dhe arrestimit të autorëve të dyshuar për ngjarjen plot mister.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY