FORCA E LIGJIT/ Donald Lu: Partnerët ndërkombëtarë duan arrestimin e peshqëve të...

FORCA E LIGJIT/ Donald Lu: Partnerët ndërkombëtarë duan arrestimin e peshqëve të mëdhenj në fillim të 2018

118
0
Shares

Ambasadori amerikan Donald Lu nga një organizmin në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” është shprehur se veprat flasin më shumë se fjalët, ndaj qeveria duhet të tregojë se e ka seriozisht në luftën kundër bandave të krimit dhe drogës.
“Veprat flasin më shumë se fjalët. Kolegët e mi të OPDAT-it që ndihmojnë Prokurorinë dhe FBI-a amerikane janë këtu për të asistuar në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Kemi një agjent të specializuar të FBI për krimin ndërkombëtar që do të punojë në Shqipëri për disa muaj. Ne të Amerikës dhe BE-së do të vendosim burimet tona të pakushtëzuara në shërbim të Shqipërisë. Presim arrestimin dhe ndjkejen penale të peshqeve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo le të vazhdojë në 2018 me SPAK-un. Partnerët ndërkombëtarë e presin këtë. Krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe rrezik për sigurinë kombëtare. Shqipëria ka problem me lidhjen e politikës me kriminelët. Nëse nuk doni ta pranoni këtë kujtoni Elvis Rroshin, Arben Ndokën dhe Mark Frrokun. Asnjë nuk është mbi ligjin. Në Shqipëri ju thoni se peshku i madh e ha peshkun e vogël. Për një herë të vetme në Shqipëri do të hamë peshkun e madh”, deklaroi Lu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY