INVESTIGIMI/ Ja çfarë nuk shkon me dëshmitë e Orest Sotës në polici

INVESTIGIMI/ Ja çfarë nuk shkon me dëshmitë e Orest Sotës në polici

173
0
Shares

Justifikimet e Orest Sotës për 800 mijë eurot në makinë që do ti përdorte për të blerë hekur janë të mbushura plotë me kontradikta. Në një investigim të Opinion.al rezulton se:
1. Kompania e 25-vjeçarit Orest Sota rezulton e regjistruar në vitin 2015 dhe të vetmet aktivitete ka rikonstruksionin e komisariatit 6 dhe ndonjë vepër tjetër publike, ndoshta dhe me fondet e Komisioinit Europian në Tiranë siç dhe pasqyrohet në faqen zyrtare të kompanisë “Eco construction and partners”. Në ekstraktin e QKR kjo kompani nuk ka pasqyruar prej dy vitesh asnjë te dhënë për bilancet duke shtuar dyshimet të paktën për seriozitetin me të cilën operon në treg.
2. Justifikimi i dytë, ai që eurot janë të babait është po njësoj i dyshimtë. Kompania “Ikona” që merret me tregtimin e hekurit vërtet mund të ketë qenë në treg që ne vitin ‘93, por zyrtarisht ajo ka nisur aktivitetin tregtar në vitin 2002. Kompania ka qarkulluar rreth 15 milionë euro gjatë vitit të kaluar, por në arkën e saj në gjendje cash nuk gjendet asnjë euro ndërsa në llogarinë bankare të firmës gjenden vetëm 150.000 euro. Kjo sipas të dhënave zyrtare të marra nga QKR. Pra shuma e 863.000 eurove është ende e paqartë se kujt i përket edhe për faktin se më një shumë të tillë ndoshta shtetasi i ndaluar nuk e ka ditur se mund të blesh 2 000 ton hekur, që normalisht është sasi që transportohet me vapor ose 70 kamionë të ngarkuar, që asnjë kompani nuk mund t’i shesë cash, gjë që e kanë mohuar dhe drejtuesit e kompanisë ‘Kurum’. Ata kanë deklaruar se nuk kanë vepruar kurrë me tregtinë e hekurit në formën cash me shuma më të madhe se ato që lejon ligji shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY