FOTO/ Mbërrijnë në Tiranë dy agjentët e parë të FBI-së, ja kush...

FOTO/ Mbërrijnë në Tiranë dy agjentët e parë të FBI-së, ja kush janë

108
0
Shares

Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar ardhjen në Shqipëri të agjentëve amerikanë dhe gjermanë, që do të asistonin në luftën kundër krimit të organizuar. Dy agjentët e parë të FBI-së duket se kanë mbërritur në Tiranë dhe prezantimin e parë e kanë bërë paraditen e sotme. Ata kanë qenë të pranishëm në një takim në Ministrinë e Brendshme, ku ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, ajo e BE-së, Romana Vlahutin dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Takimi në Ministrinë e Brendshme është bërë për të prezantuar detaje nga operacioni i koduar ‘Forca e Ligjit’. Bëhet fjalë për një përmbledhje të aksioneve të bëra muajt e fundit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY