EMRI/ Durrës, arrestohet i dënuari me 12 vjet burg për në vrasje...

EMRI/ Durrës, arrestohet i dënuari me 12 vjet burg për në vrasje të kryer në Vlorë

151
0
Shares

Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, si rezultat të një operacioni policor të mirëorganizuar kanë bërë të mundur ndalimin e Kreshnik Nazeraj (Nazëraj) 34 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Nazeraj është kapur në ambientet e një pallati në lagjen Nr. 17, Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 540 datë 10. 11. 2014 e ka dënuar 12 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”,parashikuar në nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Ky person më datë 06. 01. 2014, në lagjen “Uji I Ftohtë”, Vlorë përballë një hoteli është konfliktuar dhe ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. B. si dhe ka plagosur K. B., dhe R. M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY